• |
ide | kryesore

Historia e trishtë/ Përdhunuesi vazhdon të përndjekë 19-vjeçaren, pse nuk reagon Policia?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përdhunuesi i një vajze 12 vjeçe, sot vite më pas, e përndjek dhe e kërcënon akoma.

Kjo është historia tronditëse e një vajze 19-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe përdhunua 12 vjeç për herë të parë nga një bashkëfshatar. Për dy vite me radhë ai abuzoi me të miturën. Pas një abuzimi të përsëritur ajo e kallëzoi në polici dhe autori u kap dhe u dënua.

Por, pas daljes nga burgu ai vazhdon e kërcënon dhe e përndjek të renë, e cila në emisionin “Me Zemër të Hapur” tregoi se asgjë nuk po bëhet për të ndalur këtë krim të turpshëm.

Drama e të resë rëndohet thellësisht kur ajo tregon se si është përbuzur dhe keqtrajtuar nga shoqëria dhe drejtori i shkollës.

Pyetja që lind tani është: Kur do reagojnë autoritetet për të ndaluar këtë abuzim të papranueshëm? ©LAPSI.AL 

Pjesë nga rrëfimi në emisionin “Me Zemër të Hapur”, i zbardhur nga Balkanweb:  

Pas dy vitesh abuzim, si e more guximin të denoncoje?

Abuzimi im u mor vesh dhe unë ndihesha e paragjykuar. Tregova vetë, në fillim kushërirës sime, e cila i tregoi nënës sime. Më pas njoftova policinë dhe i thashë që një person më ka rrëmbyer. Tregova gjithë historinë time në polici dhe policia nisi hetimin.

U bllokova, nuk kisha zë të flisja, ndaj denoncova pas dy vitesh. Ishte një zë brenda meje, që më bëri të reagoj. Nuk doja të isha më skllave e dikujt. Personi më ka abuzuar haptazi, në mënyrë të përsëritur.

E kam denoncuar çështjen, e mori dënimin, por ka dalë nga burgu dhe vazhdon e më kërcënon përsëri.

U more forcërisht, u fute në makinë nga dy persona dhe u abuzove…

Isha duke shkuar në dyqan, ora ishte 19:30 pasdite, muaji prill, po shkoja të blija disa ushqime. Pasi dola nga dyqani, doli një makinë gri, unë vazhdova rrugën, por makina më parakaloi. Zbriti një njeri i dobët, i vogël, më kapi te kapelja dhe më futi me forcë në makinë.

Pastaj më thoshte që “më gjej numrin e kushërirës tënde, do të të çoj prostitutë dhe me ty do bëj ndonjë lek”. Më thoshte mos t’iu tregoj familjarëve dhe as mos të shkoj në polici, pasi do më vriste familjarët. Emrin dhe mbiemrin ja mësova nga policia.

Ku të çoi me makinë?

Më mori rreth 15 minuta nga fshati ku banoj, më çoi në një fshat tjetër, ishin toka, filloi të më zhvesh dhe më tha “ti do bësh çfarë të them unë”. Më uli përtokë, më hoqi pantallonat dhe bëri aktin. Unë nuk kisha forcë ta ndaloja.

Më thoshte që “me ty do bëj lekë”. Më mbajti nga ora 19:30 deri rreth orës 12 e ca e natës. Më pas më ktheu sërish aty ku më rrëmbeu dhe më dha një të shtytur. Mami dhe gjyshja kishin dalë të më kërkonin dhe kishin gjetur pelushin tim të hedhur në ferrë, në momentin që më rrëmbyen.

Mami më pyeti ku isha, por unë e fsheha nga frika. Mendova se babi mund të më vriste, pasi fshati ku banoj është me mentalitet shumë të cekët. Të nesërmen ja tregova kushërirës sime, që u gjend rastësisht te shtëpia ime. Pastaj, shkuam bëmë denoncim në komisariat me babin, i cili ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike, sa kërkoi të helmohej. Mua më tregonin të gjithë gishtin në familje, më thonin që “ti je e përdalë”.

Më vunë një barrë shumë të rëndë mbi shpinë, sa edhe sot e kam mbi supe. Këtë barrë ma vunë edhe shoqëria, të cilët e morën vesh. Nga viti 2015, muaji mars, drejtori i shkollës më përjashtoi, pasi prindërit e abuzuesit folën me të. Drejtori më quajti edhe objekt trafikimi dhe më ngriti zërin në mënyrë të dhunshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *