• |
ide | kryesore

Maturantët të dëshpëruar pas provimit të matematikës: Ishte bombë, ministria u tall me ne

-Instant, Lajme, Të fundit

“Shumë i vështirë ishte, bombë!”, -tha një maturante e gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet për News 24.


Të shokuar, të zhgënjyer dhe me lot në sy kanë dalë nga provimi i matematikës disa maturantë te gjimnazit “Ismail Qemali”, në Tiranë, të cilët shprehen se teza ishte mjaft e vështirë për ta”.


“Jam shumë i stresuar pas provimit, jam nxënës i dhjetës, jam i zhgënjyer në krahasim me dy provimet e tjera që dhashë të Maturës, ishte provim i vështirë, ashtu e kishin hartuar, kishte disa pyetje që bënin vërtetë dallimin midis nxënësve të dhjetës, ne kemi bërë programet e QSHA por disa pyetje nuk ishin fare në këto programe”,-tha një tjetër maturant pas provimit të matematikës.

“Kishin goxha nivel vështirësie, jam pak i acaruar, na doli shumë më i vështirë sesa e prisnim, dhe sesa na kishin thënë, mesataren e kam 10. Nuk duhet të ishte kështu, por ja që tallen me ne si gjithmonë, është hipokrizi nga ana e tyre”,-u shpreh një maturant ekselent.

 

 

Ashtu siç është kthyer në trend tashmë edhe teza e matematikës është publikuar online vetëm disa minuta pasi maturantët kishin filluar provimin.

Teza e plote u publikua nga faqja “Studentët denoncojnë, News24 komunikoi me administratorin e faqes, i cili u shpreh se provimi i fotografuar kishte ardhur nga Kruja vetëm 4 minuta pasi ka nisur provimi ne mbarë vendin, ndërsa Ministria e Arsimit tha se do nisi edhe për provimin e matematikës një hetim të thelluar dhe se do te ketë penalizime të mëdha për këdo që e ka nxjerrë.

2 Comments

  1. ikni mesoni, kaloni diten mbi libra jo ne instagram e tik tok. Ca nga jush do ikni te studjoni jashte do u behet bytha me kallo per te studjuar ate matematike qe po ankoheni sot, ata qe do ngelin atje po ne kafene do e kalojne jeten e sdo ia dine kurre vleren te mesuarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu