• |
ide | kryesore

Aksident në Bilisht/ Makina me targa greke godet motorrin, lëndohet pasagjerja

-Instant, Lajme, Të fundit



Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, mjeti përplas çiftin e bashkëshortëve që po udhëtonin me motorr.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se  një mjet është përplasur me një motor e për pasojë ka mbetur e dëmtuar një grua që ishte pasagjere në motor.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mjeti që ka përplasur çiftin e bashkëshortëve është me targa greke. E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korcës. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *