• |
ide | kryesore

Arrestohet turku në Qafë-Thanë, po transportonte dy emigrantë me kamion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

53-vjeçari turk me inicialet R.O., banues në Turqi, u arrestua në Qafë-Thanë.

Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me një kamion tip “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *