• |
ide | kryesore

Krimi që tronditi Greqinë/ Pas 8 orësh në polici bashkëshorti pranon vrasjen e gruas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia greke njoftoi zyrtarisht se ka arrestuar Babis Anagnostopulos pasi ai pranoi pas një seance pyetjesh maratonë se kishte vrarë bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline, nënë e një vajze të mitur.


Në njoftimin zyrtar thuhet se përpara hetuesve ai është justifikuar se e kreu krimin pasi “u turbullua” kur ajo e njoftoi se do të ndaheshin. Për të arritur deri te pranimi i fajit policia i vuri përpara një sërë provash që ai nuk mundi t’i kundërshtojë më.


Policia tha se ka të dhëna që vërtetojnë tërësisht fajësinë e pilotit 32-vjeçar. Ekspertët kanë nxjerrë të dhënat nga shqyrtimi i orës biometrike të 20-vjeçares, kamerat e sigurisë, mesazhet në telefona. Këto të dhëna nuk përkonin me dëshminë e bashkëshortit për kohën apo edhe për mënyrën se si kishte ndodhur ngjarja.

Të dhënat u siguruan një ditë më parë, por policia e lejoi policin të kryente një ceremoni përkujtimore për bashkëshorten dhe më pas e njoftoi se duhet të paraqitej në komisariat pasi duhet të identifikonte një person që dyshohej se ishte një nga grabitësit që kishin kryer vrasjen.

Hetuesit përdorën këtë truk për të mos ta trembur. Mësohet se një nga provat që kishte policia ishin të dhënat e nxjerra nga telefoni celular i Anagnostopulos që treguan se ai nuk kishte thënë të vërtetën. Një aplikacion në celularin e tij që regjistron hapat, tregoi se kur ai pretendonte se ishte i lidhur, ai kishte ecur nëpër shtëpi.

Karta e memories në kamerën e sigurisë u hoq në 1.20 të natës, ndërsa sipas tij “grabitësit” hynë në shtëpi 3 orë më vonë. Regjistrimi i fundit në kamera ishte rreth orës 12.30 të natës fatale dhe tregon pilotin të ulur me foshnjën në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

Ora biometrike e Carolines regjistroi impulse të rritura dhe më pas asnjë shenjë jete shumë më herët sesa koha kur piloti kishte rrëfyer për vrasjen e saj. Sipas informacioneve çifti ka debatuar atë natë dhe se shkak është bërë vendimi i saj për tu larguar nga shtëpia bashkë me foshnjën e saj vetëm 1 vjeç. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu