Ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani nuk është në një mendje me deputetët e Partisë Socialiste lidhur me vendimin e marrë prej tyre për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta.
Ndërsa shprehet kundër shkarkimit të Metës, Meidani thekson që përpara një vendimi të tillë duhej menduar me maturi.
I pyetur nga “Euronews”: “Si po e shihni situatën politike?”, Meidani u shpreh: “Të trishtueshme”.
Ndërsa i kërkohet një koment për shkarkimin e Metës, Meidani thotë: “Këtë pyetje bëjani Partisë Socialiste. Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti”.
“Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, – shtoi Meidani.
Sjellim në vëmendje që më 9 qershor Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim për shkarkim të Ilir Metës.
Për herë të parë në 30 vjet pluralizëm Parlamenti i Shqipërisë shprehet për shkarkimin e një kryetari shteti. Tanimë verdiktin final lidhur me çështjen do ta thotë Gjykata Kushtetuese. /Euronews
Në televizionin e familjes së tij, është thirrur në ndihmë një personazh i së majtës ekstreme për të sulmuar Edi Ramën.
Krasta ka thirrur në intervistë një person që quhet Tariq Ali, i lindur në Pakistan, djali i një marksisti të Pakistanit, por që sot është një intelektual i njohur i së majtës ekstreme.
O Xhepo po ndonje mendim per perfshirjen e presidentit ne fushate e ke apo vk smerresh me ate pune?
Po mire ke bythe te te merresh me Xhepon. pak turp nuk te vjen.