• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Kamioni me kokainë hyri bosh në Qafë Thanë dhe u mbush në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kamioni në të cilin u sekuestrua sot 324 kilogramë kokainë ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë-Thanë.

Mediat shkruajnë se në këtë pikë doganore ka rezultuar i pastër dhe dyshohet se droga është mbushur në Shqipëri.

Të njëjtat burime thanë se kamioni ka qëndruar dy ditë në Tiranë. Këtë të premte i është drejtuar portit të Durrësit me destinacion Italinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *