• |
ide | kryesore

Hidhërimi i Moratas kthehet në sulm kundër medias: “Mezi presin momentin për të na hedhur baltë”

-Instant, Sport



Spanja barazoi edhe ndeshjen e tyre të dytë në Euro 2020 dhe kritikat, therëse që pas ndeshjes së parë nga ana e medias iberike, do të jenë edhe më të rënda në orët e ardhshme. Alvaro Morata nuk është dakord, ndoshta sepse në qendër të tyre përfundon shpesh ai: “Nëse dëgjojmë atë që thuhet nuk është mirë, ata presin momentin për të hedhur gjithë baltën mbi ne – tha qendërsulmuesi spanjoll për Sky Sport – Në ngjarje të këtij lloji, zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë se vijmë nga gjenerata gjenish, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë”.

“Përqafimi me Luis Enrique? E falënderova për besimin që ai më jep mua dhe të gjithë ekipin.” Në lidhje me dy rastet e humbura sulmuesi i Juventus shtoi: “Te penalltia më erdhi topi me shpejtësi dymijë në orë, duhet ta rishoh edhe mundësinë përballë Szczesny. Janë veprime në shpejtësi e sipër, duket e lehtë kur e sheh nga jashtë. Nuk më intereson shumë fakti që shënova. Ky është një sport kolektiv, duhet të mendosh për ekipin dhe nuk sjell asgjë për mua shënimi ose jo, nëse barazojmë. Na vjen keq për tre pikët, kemi ende një finale për të luajtur. Duhet të kemi besim dhe të punojmë më shumë çdo ditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *