• |
ide | kryesore

Tentuan të trafikonin drogë përmes liqenit të Ohrit, arrestohet i riu, në kërkim i vëllai

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi tentoi që të trafikonte drogë nëpërmjet kufirit liqenor. Ndërkohë në kërkim është vënë i vëllai i tij.


Burime zyrtare thanë se në pranga ra 35-vjeçari me inicialet A. P., ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me inicialet F.P., banues në fshatin Hudënisht.


NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motorë uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu