• |
ide | kryesore

FOTO/ Policia heq banderolat për Çamërinë nëpër rrugët e Shkupit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në Maqedoninë e Veriut policia ka hequr disa banderola në Shkup që ishin vendosur në kuadër të fushatës “Të dua Çamëri”. Mediat shqiptare atje shkruajnë se për këtë organizim nëpër çarshinë e Shkupit dhe në pjesë tjera të qytetit janë vendosur banderola me qëllim përkujtimin e të drejtës së çamëve për tokën e tyre.


Erduan Dauti, njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha se shpreson që ky veprim nga institucionet përkatëse të mos ndikojë tek qytetarët për të mos u bashkuar në marshin e paqes, që do të mbahet ditën e enjte.


“Njëra nga aktivitetet ka qenë edhe zbukurimi apo vendosja e banderolave nëpër çarshi të Shkupit dhe nëpër disa vende në Shkup, por fatkeqësisht nga ana e policisë ato banderola në disa vende janë larguar edhe pse për këtë organizim.

Ne kemi marrë edhe leje paraprake nga ana e organeve kompetente por fatkeqësisht siç duket dikujt këto banderola i kanë penguar dhe i kanë larguar, por shpresojmë se kjo nuk do të ndikoj, dhe ditën e enjte qytetarët në mënyrë paqësore t’i bashkëngjiten këtij marshi” – deklaroi Dauti.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu