• |
ide | kryesore

30 Qershori, përfaqësuesja e Ramës shpjegon në Gjykatë Kushtetuese përse padia nuk duhet marrë në konsideratë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona në fjalën e saj në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit është shprehur se ky proces ka të bëjë me votuesit dhe se sipas saj për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik , atëherë ka devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Ajo gjithashtu thekson se qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve, nuk mundet të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë.


“Ky proces ka të bëjë me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik jemi në devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Mund të ketë subjekte qe i drejtohen Gjykatës Kushtetuese por duhet t’i drejtohen jo me një rol parësor, por pasi i kanë shteruar nivelet e tjera të gjykimit.


Jemi e kushtet e një shoqate e cila nuk ka në parashikimet e akteve te veta themelore aktet politike dhe as një aktivitet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për këtë arsye qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet sipas vullnetit të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë. Prezent në proces kemi një ish-kryetar dhe një profesionist i autorizuar nga një ish-kryetare.

Të gjitha rastet kur një kryetar pret që në detyre të vijë një kryetar tjetër nuk mund të shfrytëzojë mbajtjen edhe të postit të një shoqate. Kryetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit te caktuar. Jemi ne kushtet e mungesës se përfaqësueshmërisë në këtë seancë”, ka thënë më tej Kokona.

4 Comments

  1. Po Qeveria Qe Eshte Kaq e Drejte Dhe
    Qe Zbaton Cdo Ligj,Pse Ka Frike?
    Pse e Kundershton Gjykimin Kur Kane Zbatuar Ligjin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu