• |
ide | kryesore

Video/ Autogol i pabesueshëm, gol me finte e penallti e humbur: “manita” e Spanjës eleminon Sllovakinë

-Instant, F1, Sport, Video



Spanja mundi Sllovakinë 5-0 në ditën e fundit të Grupit E të Euro 2020 dhe fluturon në raundin e 1/8 si e dytë, edhe pse për pak minuta provoi edhe vendin e parë. Pas penalltisë së humbur të Moratas, autogol i pabesueshëm i Dubravkës (30’) zhbllokoi ndeshjen dhe theu ngërçin e iberikëve. Dyfishimi për skuadrën e Luis Enrique erdhi falë Laporte në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe Sarabia (56′), Feran Torres (67′) dhe një autogol tjetër nga Kucka (72′) mbylli ndeshjen në Sevilla. Në raundin e 1/8, Furitë e Kuqe do të sfidojnë Kroacinë, sllovakët u eliminuan.

Limitet e mëdha të Sllovakisë e shtyjnë Spanjën në raundin e dytë. Në të nxehtin e Seviljes, ekipi sllovak u shkërmoq, humbi 5-0 dhe u eliminua. Spanja, nga ana tjetër, kapërceu frikën me këtë ‘manita’ dhe do të përballet me Kroacinë të hënën në Kopenhagen. Sllovakia ishte shumë e varfër për të guxuar ta thotë fjalën e saj, kështu që skuadra e Luis Enrique kualifikohet dhe fiton qetësi dhe besim. Kundër Modric do të jetë një ndeshje e vërtetë dhe mund të vlerësohet vlera reale e Rojas, që për tani po shijon pasditen e parë të lumtur në Europian.

KATËR NDRYSHIME — Për ndeshjen e tretë, Lucho kishte bërë katër ndryshime: jashtë Marcos Llorente, Pau Torres, Rodri dhe Dani Olmo, për ti dhënë hapësirë Azpilicueta, Eric Garcia, kapitenit Busquets dhe Sarabia. Sllovakia me një barazim kualifikohej dhe skuadra e Tarkovic vendosi që menjëherë t’ia linte topin kundërshtarëve. Pa probleme apo modesti.

PENALLTIA E HUMBUR — E Spanja filloi të luante, si gjithmonë. E të bëjë gabime. Një penallti tjetër, për shembull. Në minutën e 8 në zonë kontrastin mes Koke dhe Hromadas, gjyqtari Kuipers pasi u thirr nga Var akordoi penallti. Morata nga pika e bardhë hipnotizohet nga Dubravka, gabimi i pestë radhazi i Spanjës nga pika e bardhë, dy herë Sergio Ramos, pastaj Abel Ruiz, Gerard Moreno (kundër Polonisë) dhe tani Alvaro.

AUTOGOL FLAGRANT — Që Spanja të shënonte është dashur një autogol i pabesueshëm. Portieri i Sllovakisë Dubravka, pasi ia vështirësoi jetën për 29 minuta spanjollëve, duke pritur madje edhe penalltinë, shënoi në portën e tij në minutën e 30 autogolin më klasik. E në të 48’ gaboi daljen që i lejoi Gerard Morenos të gjejë kokën e Laporte për golin e 2-0 që mbylli pjesën e parë.

DISFATA SLLOVAKE — Tarkovic largoi Duda dhe Hromada për të aktivizuar Duris dhe Lobotka, por Spanja nisi spektaklin. Në minutën e 56 erdhi goli i 3-0 i Sarabia, i shërbyer nga Jordi Alba. Në fushë vetëm prej 10 sekondash kur zëvendësoi Alvaro Moratën dhe është koha për lavdinë e Feran Torres. Lojtari i Manchester City u fut në fushë dhe në aksionin e parë, në prekjen e parë të topit, shënoi golin e katërt për Spanjën. Një prekje me finte përpara portierit Dubravka dhe një gol që cliron të gjithë festën e numrit 11 të iberikëve. E në minutën e 71, Sllovakia u dha një tjetër dorë rivalëve të tyre me një tjetër autogol, këtë herë nga Kucka devijoi në portë pas goditjes së Pau Torres, i cili sapo kishte hyrë.

NDRYSHIMI I SELISË — Në fund, njerëzit në Cartuja u ngazëllyen nga goli i dytë i Lewandowskit ndaj Suedisë: një barazim 2-2 dhe Spanja nga Kopenhagen me Kroacinë do ti duhej të luante në Glasgow kundër një mes Ukrainës dhe Republikës Çeke, duke e mbyllur grupin si e parë. Por në shtesë mbërriti goli i Claesson dhe gjithçka u kthye si më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *