• |
ide | kryesore

Dalin detaje/ Çfarë ndodhi në takimin mes Kurtit dhe Macron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zv.kryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka dhënë detaje nga takimi që u zhvillua sonte mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Pallatin Elysse në Paris.

Në takimin, i cili zgjati më shumë se 1 orë, Rexhepi tha se është diskutuar për tema me shumë rëndësi, siç është dialogu mes Kosovës e Serbisë, liberalizimi i vizave, nevojën për furnizim me vaksina, arsimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Kemi pasur një takim shumë miqësor, më shumë se një orë me presidentin Macron, një takim shumë të sinqertë. Kemi diskutuar për mundësinë që Kosova të furnizohet me vaksina anti-COVID, për më shumë investime nga Franca në Kosovë, për arsimin, liberalizimin e vizave si prioritet i Qeverisë Kurti, dialogun me Serbinë dhe rrugën më të lehtë për në Bashkimin Evropian”, – ka bërë të ditur Rexhepi për Telegrafin.

Ajo po ashtu theksoi se gjatë takimit kryeministri Kurti ka ftuar presidentin Macron për vizitë në Kosovë.

E pyetur nëse ka parë shenja pozitive nga presidenti Macron, se do të përkrah Kosovën në kërkesat e saj gjatë procesit të dialogut me Serbinë, Rexhepi tha se Kosova do të ketë lidhje të ngushtë dhe përkrahje të plotë nga Franca.

“Për mua Franca është një shtet shumë i rëndësishëm në Evropë dhe Presidenti Macron njëri nga liderët më të fuqishëm. Patjetër se duhet që Kosova të ketë lidhje të ngushtë dhe përkrahje të plotë nga Franca”, – u shpreh Rexhepi. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *