• |
ide | kryesore

PD: Rama merr edhe kontrollin e AMA-s, vendos në krye zëdhënësen e PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



‘Regjimi Rama-Doshi, tjetër goditje demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri’. Deklarata është bërë nga Albana Vokshi.

Sipas saj, ‘parlamenti njëpartiak i jep Edi Ramës kontrollin e AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive), duke i marrë vendet e opozitës në bordin e këtij institucioni që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur’.

“Parlamenti njëpartiak, me mandat të përfunduar, e që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, përmes Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës reale, ka shkelur në mënyrë flagrante nenet që përcaktojnë procedurën dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në garën për kreun e AMAs, me pseudokandidatë nëpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afateve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe te PS për këtë post. Edi Rama, urdhëroi kandidatet e listës së PS në zgjedhjet e fundit, në Komisionin Parlamentar tē Medias, të votonin për Armela Krasniqin duke shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që përcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave. E paprecedentë procedura e ndjekur për të rrëmbyer vendet e opozitës në bordin e AMA-s, në shkelje të legjislacionit aktual, të Ligjit për Mediat Audiovizive, e në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi”, thuhet nder te tjera ne deklaraten e Albana Vokshit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *