• |
ide | kryesore

Moderatori ndërpret edicionin e lajmeve: Nuk kemi marrë rrogën (VIDEO)

-Instant, Lajme, Planet



Një moderator i një televizioni në Zambia, të Afrikës është bërë viral në rrjet. Ai ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve dhe tha se nuk kishin marrë rrogat.

Të shtunën në mbrëmje, Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në News TV KBN kur bëri një akuzë të papritur në transmetim.

Duke marrë frymë thellë, Kalimina tha: “Unë punoj zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi.”

“Nuk jemi paguar,” shtoi ai, duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë për KBN TV.

 



1 Comment

  1. Edhe ne Shqiperi si ne Zambia, ne shume nga televizionet tona ndodh ky fenomen. Te pakten ne Zambia kane kurajon dhe flasin gazetaret, ketu ulin koken dhe nuk ndihen duke patur muaj te tere pa u paguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *