• |
ide | kryesore

Zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka shpallur në kërkim shtetasin Mihal alias Mirgen Toshi, i akuzuar si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e një biznesmenit të njohur, Ilir Rexhepi.

Vrasja e tij ka e ndodhur në 30 dhjetor të vitit 2011 në qytetin e Elbasanit. Lidhur me vrasjen e tij u akuzuan disa persona.

Por pas ofro një dekade mbi këtë vrasje është mundur të hidhet dritë dhe së fundi gjykata ka prova shkencore dhe bazuar në këto prova ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Mihal alias Mirgen Toshi, i cili ndodhet në një burg të Selanikut në Greqi, ku po vuan dënimin me 16 vite burg për trafik droge. Ndërkohë vëllai i tij, është Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë.

Mihal alias Mirgen Toshi është zbuluar si autor i vrasjes së biznesmenit Rexhepi nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku edhe u krye ekzekutimi i tij. Më herët ishte ekzekutuar edhe vëllai i Rexhepit që punonte në sektorin e antidroges ne policinë e Elbasanit.



1 Comment

  1. Saktesim – Ne foto keni nxjerre Roland Rexhepin, i njohur si “Doda”, nje efektiv policie shume i respektuar ne Elbasan, i vrare perpara vellait, Ilir Rexhepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *