• |
ide | kryesore

Dritan Lelit i është shpallur ‘luftë’, Rama në Vlorë shfaqet sërish me Afrim Qëndron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku ndoqi nga afër punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit. Sikurse duket edhe nga pamjet shihet se projekti është në zbatim e sipër dhe së shpejti pritet që të nisë puna për tre portet e reja atë Turistik, të Mallërave dhe Peshkatarëve. Edhe në këtë dalje në Vlorë, Rama nuk e kishte kryebashkiakun Dritan Leli, të cilit i ka shpallur luftë. Krah kryeministrit ishte nënkryetari Afrim Qëndro.

“Vlorë – Po ecin me ritme të shpejta punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, një hapësirë e re spektakolare publike për qytetin, vizitorët e turistët?☀️ Së shpejti nis puna edhe për tre Portet e reja ai Turistik, i Mallrave dhe Porti i Peshkatarëve”, shkruan Rama në përshkrimin shoqërues të videolive.



3 Comments

  1. Vlora…Vlora kur do t’ja besh fora ?
    Lelin ju a solli nga Tirana per t’ju “sheruar”, nuk kishte asnje lidhje me bashkit. Ju vec duartrokitje por sot per Lelin “burrat” e Vlores po tregojne muskujt.
    Qendron po ju a sjell nga Tepelena pas “sukseseve ” per tendera. Ju perseri po duartrokisni,te shofim edhe fatin e ketij.
    Po Vlores nuk i mungojne intelektualet e ndershem pse u kthen kurrizin …?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *