• |
ide | kryesore

Ndjekje si nëpër filma në rrugën Korçë-Pogradec, furgoni me 13 emigrantë tenton t’i ikë policisë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ndjekje e rrezikshme policore ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Çërravë. Policia i ka kërkuar të ndalojë shoferit të një furgoni Volksëagen për ta kontrolluar, në kuadrin e operacionit “Perimetri” të shtrirë në këtë zonë, por ai i ka dhënë gaz më shumë dhe ka tentuar t’i shmanget me çdo kusht, patrullës policore.

Si rrjedhim, pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë, furgoni u ndalua dhe policët e Drejtorisë së Korçës, të Komisariatit të Pogradecit dhe Policisë Kufitare i kanë vënë prangat shoferit R.K. 19 vjeç me banim në Tiranë. Në furgonin e tij u zbuluan të fshehur 19 refugjatë, ardhur nga vendet në koflikt, që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe po transportoheshin drejt Tiranës, me synim kalimin e kufirit në vendet e BE-së, kundrejt pagesës. Dosja e 19-vjeçarit të arrestuar i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *