• |
ide | kryesore

Aksident në Tropojë, plagoset një grua

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin duke përplasur me një kamion në Tropojë. Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjerja B. P, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit. Në pranga është vënë shoferi B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.

Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *