• |
ide | kryesore

Lirimi i kriminelëve/ ILD i përgjigjet Çuçit: Mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve po kthehet në traditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratës së minstrit Bledi Çuçi i cili akuzoi gjykatës dhe prokurorë se po japin masa të lehta ndaj personave të rrezikshëm, ndërsa hoqi përgjegjësinë e policisë për ngjarjet e rënda kriminale të ditëve të fundit.

Në reagim thuhet se ILD konstaton me keqardhje se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive.

Për transparencë ndaj publikut, prioritet i punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet, i të gjitha pretendimeve të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë lidhur me veprimet, mosveprimet ose shkeljet e magjistratit brenda apo jashtë funksionit të tij, në ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.

Këto parime duhet t’i respektojë cdo institucion në vend, si standarde dhe vlera të një shoqërie demokratike dhe të garantimit të shtetit të së drejtës. Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është e hapur për të pranuar nga çdo institucion ankesa në lidhje me sjelljen e magjistratëve. Në rast të konstatimit të sjelljeve të cilat përbëjnë përgjegjësi disiplinore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë për sa ka vepruar deri më tani, në rastet kur ka konstatuar sjellje apo akte të cilat përbëjnë shkelje disiplinore ka propozuar marrjen e masave të nevojshme disiplinore.

Çfarë deklaroi Çuçi

“Ne kemi shtrënguar masat për armëmbajtje pa leje. Në disa qytete janë ndaluar tri shtetas me precedent të rëndë penal, madje në një rast, arma e zjarrit kishte dhe fishekë në fole gati për qitje, fatkeqësisht Prokurorët dhe Gjyqtarëve, si ajo e Fierit dhe në Vlorë, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës kanë dhënë masa lehtësuese, ku minimumi për këto vepra penale është 3 vite.

Vendimet e gjykatësve të tjerë për plagosjen e disa personave janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit. Duhet një reagim të shpejtë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Këto janë shembuj ulëritës, të asaj, që si duhet të jetë forca e ligjit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *