• |
ide | kryesore

Kishin kthyer tokat në parcela kanabisi, arrestohen 4 persona në Kavajë

-Instant, Lajme, Të fundit



 

Policia e Kavajës ka vënë në pranga katër persona, ka shpallur në kërkim një tjetër dhe është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit, pasi dyshohet se kanë kultivuar narkotikë.

Të arrestuarit janë  Xhevdet Lika , Tauland  dhe Pëllumb Lika vëllezër dhe Ismail Allmeta .

Ndërsa janë shpallur në kërkim Viskont Hysi dhe proceduar penalisht  Halit Karaboja, kryeplaku i fshatit Golemas.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.

“Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Kavajë, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, si dhe procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Golemas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit njëmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. L., 58 vjeç, T. L., 33 vjeç, P. L., 24 vjeç dhe I. A., 29 vjeç, banues në Kavajë; U shpall në kërkim shtetasi V. H., 28 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Golemas, shtetasi H. K., 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre””, njofton policia.

 

 



1 Comment

  1. Po jemi punetor ne shqiptaret i kthejme malet ne kodra e kodrat ne fusha pjllore,jemi duke kthyer tokat e Evropes jo me tokat shqiptare., ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *