• |
ide | kryesore

Operacioni ‘Shpirti’/ Kreu i SPAK: 28 arrestime, mes tyre prokurorë e punonjës policie. Miliona euro të sekuestruara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Krerë të policisë dhe prokurorisë shqiptare, italiane dhe të Europol kandë dalë sot në një konferencë për mediat online pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar “Shpirti” me 38 urdhër-arreste, 28 të ekzekutuara sot. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se është një skuadër e përbashkët që mbi 1 vit e gjysmë ka ushtruar aktivitet dhe ka kryer hetime të përbashkëta, një shkëmbim informacioni i mëhershëm dhe shumë i suksesshëm.

Kraja foli për miliona euro pasuri të sekuestruar si dhe 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë.

“I rëndësishëm në grumbullimin e provave dhe në arritjen e një konkluzioni konkret. Ekzekutimi i 28 masave të sigurimit sot nga SPAK. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është hetuar dhe vërtetuar i gjithë zinxhiri i trafikut të drogës. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë në këtë aktivitet duke favorizuar këtë aktivitet. Bëhet fjalë për prokurorë, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajshtme, aktivitete tregtare me disa milionë euro vlerë.

Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë hetim.

Kemi pasur akuza dhe për pastrim të produkteve të veprës penale. Një vit më parë ishin në një konferencë në Romë ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe unë theksova se do t’i shkojmë deri në fund hetimit për të zbuluar këdo që është i përfshirë që të përgjigjet penalisht, përfshirë dhe zyrtarë publikë.

Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, deklaroi Kraja.



3 Comments

  1. Ore të jetë për ta sigurimsat e aspakut ata do përkëdheleshin përjetë!!!Por falë policive të te këtyre vendeve europiane që janë prekur nga këto trafiqe u arestuan.E gjithmonë fajin e ka Berisha që i ka denoncuar që 4 vite më parë.

  2. Te gjithe kullat dhe pallatet apo hotelet kudo ne shqiperi jane pastrim i paster parash droge dhe prostitucioni pasi asnje se verteton dot burimin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *