• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Gjysëmfinalja Itali-Spanjë në fokusin e statistikave, numrave e kurioziteteve

-Instant, Sport



Itali-Spanjë është pothuajse një klasike e Kampionatit Europian pasi dy ekipet kombëtare janë takuar gjithsej gjashtë herë, dhe është turneu i katërt kontinental radhazi që kjo sfidë do të zhvillohet në fazën me eleminim direkt. Herën e fundit, në Euro 2016, vendosën Chiellini dhe Pellè, por në Euro 2008 (çerekfinale, me penallti) dhe 2012 (në finale) ishin Furitë e Kuqe ata që fituan dhe ngritën trofeun. Këto janë të gjitha statistikat dhe kuriozitetet e nënshkruara nga Opta.

STATISTIKAT

● Italia e ka mundur Spanjën vetëm dy herë në 14 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet (7B, 5H): një fitore 2-1 në një miqësore në 2011 dhe fitorja më e fundit 2-0 në raundin e 1/8 të Euro 2016 me golat e Giorgio Chiellini dhe Graziano Pellè.

● Italia dhe Spanja janë takuar nëntë herë më parë në Europian ose Botëror, me Italinë fituese në katër raste dhe Spanjën në një (4B). Kjo sfidë do ta bëjë Itali-Spanjë ndeshjen më të luajtur midis dy ekipeve kombëtare europiane në një nga turnet më të mëdha ndërkombëtare (Europian dhe Kupa e Botës).

● Ky do të jetë takimi i shtatë në një Kampionat Europian mes Italisë dhe Spanjës. Për më tepër, për turneun e katërt radhazi europian të dy ekipet kombëtare takohen në fazën me eliminim direkt, me Spanjën që kaloi raundin në 2008 dhe fitoi finalen e Euro 2012, para se Italia t’i eliminonte në 2016.

● Italia arriti në katër më të mirët në një turne të madh ndërkombëtar (Europian dhe Botëror) për herë të 12; vetëm Gjermania (20) ka arritur në katër të fundit më shumë herë mes ekipeve europiane. Të kaltrit kanë kaluar raundin në nëntë nga 11 rastet e mëparshme, duke përfshirë secilin nga katër herët e fundit, më e freskët është ajo në Euro 2012 kur ata më pas humbën finalen ndaj Spanjës (0-4).

● Italia ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara në Euro 2020 dhe është skuadra e vetme mes katër të mbeturve me sukses 100%. Vetëm në Kupën e Botës (Itali ’90) të kaltrit fituan më shumë ndeshje në një turne të vetëm të madh ndërkombëtar (gjashtë), ndërsa ekipi i vetëm kombëtar europian që fitoi secilën nga gjashtë ndeshjet e para në një nga turnetë kryesore ndërkombëtare ishte Hollanda me rastin e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur ata më pas humbën nga Spanja në finale.

● Spanja ka arritur në gjysmëfinale të një Kampionati Europian për herë të tretë në katër edicionet e fundit të turneut (duke dështuar vetëm në 2016). Përveç kësaj, ata kanë fituar turneun në secilin nga dy rastet e fundit që kanë arritur në katër më të mirat (në 2008 dhe 2012).

● Pasi humbi secilën nga katër ndeshjet e para të luajtura në Ëembley mes 1955 dhe 1968, Spanja ka humbur vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit në stadiumin e Londrës (2F, 2B). Sidoqoftë, ata u eliminua nga Euro 1996 në Ëembley, duke humbur me penallti ndaj Anglisë vendase.

● Asnjë ekip nuk ka përfituar nga më shumë autogola sesa Spanja në historinë europiane (tre). Për më tepër, të tre autogolët e shënuar në favor të Spanjës kanë ardhur në Euro 2020.

● Lorenzo Insigne mori pjesë aktivisht në 13 gola në 15 paraqitjet e tij për Italinë në të gjitha kompeticionet (gjashtë gola, shtatë asist), përfshirë golin vendimtar në fitoren 2-1 të Italisë kundër Belgjikës në çerekfinale.

● Dyshja spanjolle e formuar nga Dani Olmo (16) dhe Gerard Moreno (15) kanë kryer më shumë goditje se kushdo tjetër në Euro 2020 pa gjetur golin. 15 goditjet e Morenos arritën një vlerë të Expected Goals (xG) prej 3.3, më e ulët vetëm se totali i regjistruar nga Cristiano Ronaldo (4.9) dhe Alvaro Morata (4) me konkluzionet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *