• |
ide | kryesore

Lajçak: Nuk ka asgjë teknike në dialogun Kosovë-Serbi

-Instant, Lajme, Planet

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.


Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se gjithçka që do të bisedohet është mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


Tutje ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër.Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu