• |
ide | kryesore

Italia kthehet ‘tipike’, Mancini teoricien: “Skuadrat edhe mbrohen, jo vetëm sulmojnë”

-Instant, Sport



“Meritat janë të djemve sepse tre vjet më parë besuan menjëherë te projekti, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të rikuperojmë forcat që na kanë mbetur sepse është një finale për tu fituar”. Roberto Mancini mund të lehtësohet tani nga tensioni dhe të gëzohet për finalen e Euro 2020 të arritur nga Italia pas suksesit me penallti ndaj Spanjës në fund të 120′ minutave betejë të vërtetë: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë – tha trajneri – Spanja është një ekip i shkëlqyer, ata janë mjeshtra të zotërimit të topit. Ne bëmë një lojë të mirë, por jo si zakonisht. Na vunë në vështirësi që në fillim, pastaj gjetëm koordinatat e duhura dhe nuk pësuam shumë, por e dinim shumë mirë që duhet të vuanim”.

“Një fitore tipike italiane? Skuadrat sulmojnë dhe mbrojnë, ata nuk mund të sulmojnë vetëm. Ishte një ndeshje e shkëlqyer mes dy ekipeve të mëdha – shpjegoi Mancini – Kishim mundësi të shënonim gola, ashtu si edhe ata. E dija se do të ishte e vuajtur, kishim shpenzuar shumë me Belgjikën, por tek 1-0 po mendoja se do të dyfishonim”.

Finalja e Kampionatit Europian vjen tre vjet pas pikës më të ulët për ekipin kombëtar të Italisë: “Unë besoja te lojtarët tanë që nga fillimi, e dija që mund të bënim gjëra të mira dhe deri më tani ia kemi arritur. Ne jemi të lumtur që kemi dhënë disa mbrëmje gëzimi për italianët në muajin e fundit, por mungon ende edhe një… ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *