• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Krimet e kryera nga regjimi serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë, gjenocid

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas miratimit të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se me miratimin e kësaj Rezolute, Kuvendi ka zyrtarizuar qëndrimin e institucioneve dhe të qytetarëve karshi gjenocidit serb ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.


“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon gjenocidin e organizuar dhe të kryer nga forcat gjenocidale të regjimit serb të Millosheviçit”, shkroi ndër të tjera Osmani. Presidentja theksoi se tani është koha që institucionet të angazhohen së bashku që të bindin shtetet në përkrahje të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.


Postimi i plotë:

“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon gjenocidin e organizuar dhe të kryer nga forcat gjenocidale të regjimit serb të Millosheviçit.

Me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës karshi gjenocidit serb ndaj qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës. Për më tepër, nëpërmjet kësaj Rezolute, dënohet mohimi i qëllimshëm e publik i krimit të gjenocidit.

Tmerri që ka përjetuar një popull i tërë në Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas edhe në Kosovë, të dyja viktima të regjimit gjenocidal serb, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes njerëzore që synime të tilla shfarosëse të mos lejohen më në të ardhmen, e mbi të gjitha që të ketë drejtësi për krimet e regjimit të Millosheviçit.

Kohë më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar Rezolutë edhe për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Tani është koha që të kemi angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

Duke thënë të vërtetën, ne ndihmojmë në shërimin e plagëve të thella”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu