• |
ide | kryesore

Video/ 12 kartonë të verdhë, dy të kuq e dy penallti kundër: arbitri rus e masakron, Vllaznia shënon me 10 lojtarë

-Instant, Sport, Video



Një kthim i hidhur pas 10 viteve mungesë në arenën Europiane për Vllazninë që gjen përballë jo vetëm një kundërshtar të fortë, por edhe një arbitrim të njëanshëm të rusit Matyunin që tregoi 10 kartonë të verdhë për futbollistët shkodranë, dy të kuq, akordoi edhe dy penallti në favor të Siroki Brijeg, që u imponua 3-1 përballë kuqebluve, që shënuan golin e shpresës në minutën e 92, kur luante me 10 lojtarë.

Mund të mos ishte perfomanca më e mirë e Vllaznisë, por në transfertën e Bosnjes ai që nuk shkoi si duhet ishte arbitrimi i rusit Matyunin, njeriu vendimtar i fitores së Sirokit. Natyrisht do të jetë një humbje që do të shkaktojë shumë polemika, por Vllaznisë i duhet shumë punë në kthim për të rikuperuar dy golat disavantazh në Loro Borici në ndeshjen e kthimit. Kuqeblutë u ndëshkuan në cdo ndërhyrje praktikisht, gjë që i bëri nervoz të besuarit e trajnerit Brdariç, edhe pse ndeshjen e vendosën 2 penallti të dyshimta në favor të boshnjakëve, të akorduar me insistim nga arbitri rus.

Vllaznia pati defektet e veta, tepër e brishtë në krahë, makinoze në daljet përpara dhe debutimi i Latifit si zëvendësues, në një pikë ‘të vdekur’ të ndeshjes nuk është se mund të ndryshonte gjë. Për ta bërë bilancin edhe më të keq se tre golat, dy me penallti të realizuar nga Stanic dhe një nga Lukic në minutën e 77, arbitri nxorri me karton të kuq (i dyti i verdhë) mesfushori Krymi dhe më pas trajnerin Brdariç për protesta. Pikërisht me 10 lojtarë, në minutën e 92, i riu Çoba shënoi golin e shpresës mbi të cilin shkodranët mund të përgatisin kthimin pas një jave, për të tentuar të bëjnë surprizën.

SIROKI BRIJEG 3-1 VLLAZNIA, GOLAT E MBRËMJES



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *