• |
ide | kryesore

Zonat e Tiranës që nesër do të jenë pa energji elektrike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të punohet në kabinën “Dervish Hima 2” të NST Qendër ku do të vendosen pajisje të reja të linjës së transmetimit të mesëm. Sipas OSHEE-së do të stakohet energjia në zonën pas Stadiumit “Air Albania” dhe pas Ambasadës Franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *