• |
ide | kryesore

Kultivonte dhe shiste kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka evidentuar një rast i kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike dhe ka vënë nën pranga 50-vjeçari, si autori i dyshuar. Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan. Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *