• |
ide | kryesore

Humbja me penallti e parashikuar 8 vjet më parë: ja profecia e tifozit anglez në vitin 2013

-Instant, Sport



Paranormale, fat, dicka e ndërthurur. Vështirë të përcaktosh një postim të tillë i bërë pikërisht në 2013 nga një tifoz, që zgjedh skuadrat e duhura dhe mënyrën e duhur për një rezultat që do të ndodhte jo në kampionatin më të afërt Europian, që do të ishte ai i 2016, por ekzaktësisht në Euro 2020. “Anglia ka humbur finalen e Euro 2020 kundër Italisë me penallti. Asgjë nuk ka ndryshuar.” Një postim që në shikim të parë mund të duket si një reagim i thjeshtë i një adhuruesi të Tre Luanëve ndaj rezultatit të finales së Wembley. Dhe kështu do të ishte, po të mos ishte për faktin se postimi është i vitit 2013.

Kjo është një nga historitë absurde që ndeshja e Wembley ka dhuruar, edhe pse Britanikët, mbërritën në finale shumë të sigurtë për triumfin, edhe të mbështetur nga 58 mijë tifozë në stadiumin e shtëpisë, duke kënduar prej një muaji se kupa do të kthehej në shtëpi. Vetëm se mes gjithë kësaj turme optimiste është dikush që e ka ditur 8 vjet më parë se si do të përfundonte çështja…

Profecia është bërë në shkurt 2013, kur një tifoz vendosi të ndajë me botën rezultatin e finales së Kampionatit Evropian të 2020, duke shpjeguar se Tre Luanët do të arrinin aktin e fundit, por do të përkuleshin tek 11 metërshat para të kaltërve. Idea e një postimi të tillë është e paperceptueshme, e bërë 8 vjet në avancën, por është e qartë se, e bërë në këtë formë, kur përpara ishte edhe Euro 2016, tingëllon si një profeci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *