• |
ide | kryesore

Në shtrat me Kupën: Bonucci e Chiellini tallen me anglezët: “E mbrojmë ne”

-Instant, Sport



Një siguri, jo vetëm për mbrojtjen e ekipit kombëtar, por edhe për gjërat me vlerë. Bonucci dhe Chiellini kanë postuar në Instagram një foto të tyre të shtrirë në shtrat, ende të veshur me fanellën e Italisë dhe në shoqërinë e kupës së Euro 2020, duke bërë shaka për rolin e tyre si mbrojtës të trofeut të sapo fituar: “Rrini të qetë, fle e sigurt – ishte mesazhi në rrjetet sociale -. E mbrojmë ne… “.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)

BONUCCI: “ITALIANS DO IT BETTER”
“Kupa, briosh dhe kapuçino. Italians do it better (Italianët e bëjnë më mirë)”. Kështu ka vendosur të tallet me anglezët Leonardo Bonucci në Instagram, duke përjetësuar mëngjesin e parë me Kupën në tryezë, në një hotel në Romë ku ekipi italian është akomoduar, pas kthimit nga Anglia, në funksion të vizitës në Quirinale ku do të priten nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *