• |
ide | kryesore

Asnjë jetë e humbur, 18 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në raportin e orëve të fundit ka bërë me dije se nga 2 798 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 18 raste të reja. Rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Shkup-11, Tetovë-6 dhe Sveti Nikollë-1, fatmirësisht në orët e fundit nuk ka asnjë jetë të humbur. Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 7 pacientë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.840, prej tyre 150.146 të shëruar, numri i vdekjeve është 5.487, ndërsa numri i rasteve aktive është 207.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *