• |
ide | kryesore

Bonucci sarkastik kundër kritikave për autobusin e hapur: “Tipike italiane të shkarkosh fajin”

-Instant, Sport



Rasti i autobusit të hapur me të cilin Italia festoi fitoren në Euro 2020, duke treguar kupën për tifozët në rrugët e Romës, nuk po qetësohet aspak. Një xhiro e paautorizuar sipas Prefekturës, “e aprovuar nga institucionet” sipas FIGC. Edhe Leonardo Bonucci ka vënë fytyrën në lidhje me këtë çështje, duke folur për Il Foglio: “Autoritetet lejuan përdorimin e autobusit të hapur, duke thënë se do të ishin në gjendje të menaxhonin situatën. Për secilin, detyra dhe roli i tij, është me të vërtetë e thjeshtë, por është tipike italiane për të shkarkuar fajin”.

Mbrojtësi i Italisë kampione Europe ka shpjeguar: “I gjithë delegacioni kërkoi një autobus të hapur dhe meqë ai i mbuluar ishte bllokuar nga turma tashmë në rrugë dhe sidoqoftë do të ishte i kufizuar në shëtitje, autoritetet ranë dakord”. Dhe përsëri: “Ne kurrë, kurrë nuk do ti lejonim vetes të zëvendësonim autoritetet kompetente, të cilat unë imagjinoj se kanë bërë vlerësimet e tyre të duhura, më herët sesa ajo që ndodhi në Piazza del Popolo një natë më parë, dhe më pas me shëtitjen tonë në qytet”.

Ndërkohë, një burim i brendshëm i shoqërisë që vuri në dispozicion autobusin e hapur, bëri të ditur se kërkesa kishte ardhur nga FIGC pas fitores në gjysmëfinalen kundër Spanjës: “Ramë dakord se si duhet të vepronim. Të hënën (dita e festës) në orën 16.40 na kërkuan të lëviznim drejt qendrës së qytetit dhe më pas na thanë të shkonim në Palazzo Chigi. Forcat e policisë na ndihmuan të kalonim nëpër turmë, me sa duket ata ishin paralajmëruar ndryshe ata do të na kishin bllokuar. Ne ishim pak të shqetësuar për turmën, por policia e dinte saktësisht se çfarë duhet të bënim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *