• |
ide | kryesore

Helmimi masiv në Deçan, flet Vuçiç: Mjeti me targa serbe nuk ishte as 500 metra afër burimit të ujit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Serbia i ka kërkuar publikut shqiptar të ndalë fushatën e keqinformimit dhe akuzat se Beogradi mund të ketë rol në helmimin e qindra banorëve të komunës kosovare të Deçanit.

Zyra serbe për Kosovën deklaroi të enjten se politikanë shqiptarë në Kosovë po rrezikojnë jetën e qytetarëve serbë në vend duke i dhënë zë lajmit që po qarkullon së fundmi se dy shtetas serbë të cilët vizituan Deçanin në fundin e qershorit, dyshohet se përdorën lëndë kimike për të kontaminuar ujin e ujësjellësit rajonal.

“E kemi analizuar lëvizjen e automjetit me targa të Novi-Sadit, por ata nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit,” tha ditën presidenti Aleksandër Vuçiq, ndërsa Zyra serbe për Kosovën shtoi se do u kërkojë misioneve ndërkombëtare në Kosovë për ndaljen e shpifjeve ndaj Beogradit.

Kompania “Hidrodrini” që furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra kosovare njoftoi të premten se analizat fiziko-kimike dhe bakterologjike rezultuan brenda kufijve të lejueshëm të Bashkimit Europian, por përsëri bëri thirrje që uji të përdoret vetëm për arsye sanitare e higjiene.

Ndërkohë, në 24 orët e kaluara, 252 banorë të tjerë të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore me simptoma të vjelljes dhe marramendjes.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitoi qendrën ku pacientët po marrin shërbimin. Ai konstatoi rënien e fluksit ditor të sëmurëve por nuk dha detaje për shkaqet e helmimit.

“Situata është komplet nën kontroll dhe e qetë për momentin. Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë e rezultateve të tjera po pritet sepse për disa rezultate donë kohë mbjellja e kulturave bakteriale. Një pjesë e rezultateve të tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza me specifike.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *