• |
ide | kryesore

Arrestohet miliarderi amerikan, mik i ish-Presidentit Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump, i cili mbikqyri fondin për inaugurimin e tij, është arrestuar nën akuza që përfshijnë lobim të paligjshëm të huaj dhe pengim të drejtësisë, tha të martën Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Barrack akuzohet për mbrojtje të paligjshme të interesave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu pretendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Barrack, 74, është një aleat i vjetër i zotit Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.



4 Comments

    1. Do arrestohet patjeter krimineli Sali, se eshte denoncuar per korrupsion nga Qeveria e Paulin Ramazanit e cila doli e dyta ne planet (nenkampione:))per korrupsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *