• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Gjermani, konfirmohet vdekja e dy shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në përmbytjet në Gjermani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë. Po ashtu, ka vdekur edhe një tjetër, njëri prind i të cilit është shtetas i Kosovës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.

Gjermania, javën e kaluar, është përfshirë nga përmbytje masive. Mbi 160 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 mbeten të zhdukur.

Dy landet më të prekura nga përmbytjet janë: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të martën zonat e përmbytura në landin Nordrajn Vesthalen, ku premtoi ndihmë emergjente për njerëzit e prekur.

“Do të bëhen të gjitha përpjekjet që paratë të arrijnë shpejt te njerëzit. Shpresoj që kjo të realizohet brenda ditësh”, tha Merkel.

Kancelarja ka vizituar ditë më parë edhe zonat e prekura në Rajnland Falc.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *