• |
ide | kryesore

Macron dhe shefat e tjerë të shteteve që dyshohet se iu përgjua celulari nga Pegasus

Lajme



 

14 ministra francezë dhep residenti francez, Emmanuel Macron (ne foto Macron duke mbajtur celularet gjate nje samiti nderkombetar ne Suedi 2017) ishin në shënjestër të spyware-ve të programit Pegasus njoftoi këtë javë, ‘Le Monde. Macorn, ka ndryshuar telefonin dhe numrin e tij te celularit pasi ai dhe ministrat ishin zgjedhur si shënjestra për mbikëqyrje të mundshme nga Maroku.

Zyra e presidentit tha se Macron kishte urdhëruar gjithashtu një rregullim të protokolleve të sigurisë. Por viktima dyshohet se jane edhe shefa te tjere shtetesh. Pegasus mendohet se ka pergjuar:

Presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i cili duket se është përzgjedhur nga zyrtarët e Ruandës në vitin 2019.

Emmanuel Macron, presidenti francez, i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga zyrtarët e Marok-ut në vitin 2019. Një zyrtar i Élysée-s tha se, nëse kjo provohet, është shumë serioze dhe e gjithë vëmendja do të zhvendoset mbi këto zbulime mediatike.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjithashtu duket se ka qenë në interesin e zyrtarëve të Marok-ut në vitin 2019.

Saad Hariri, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Liban-it javën e kaluar, duket se ishte zgjedhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2018 dhe 2019.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në vitin 2019, kur ishte kryeministër i Belgjikës.

Mbreti Mohamed VI i Marokut, i cili u zgjodh si një person me interes në 2019, me sa duket nga forcat e sigurisë në vendin e tij.

Saadeddine Othmani, kryeministri i Marokut, i cili gjithashtu u zgjodh si një person me interes në 2018 dhe 2019, përsëri ndoshta nga elementë brenda vendit të tij.

Imran Khan, kryeministri i Pakistanit, i cili u zgjodh si një person me interes nga India në 2019.

Ish-presidenti i Meksikës, Felipe Calderón i Meksikës. Numri i tij u zgjodh në 2016 dhe 2017 nga një klient meksikan gjatë periudhës kur gruaja e tij Margarita Zavala po kandidonte për “ulësen” më të lartë politike të vendit.

Robert Malley, një diplomat i vjetër amerikan, i cili ishte kryenegociatori në marrëveshjen SHBA-Iran duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *