• |
ide | kryesore

Dua Lipa në Tiranë/ Ledri Vula prezanton ish-in me gruan

-Instant, Arkiva, Paparazzi



Vite më parë këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe reperi i njohur Ledri Vula kanë qenë në një lidhje, e cila është komentuar gjatë në media.

Pas ndarjes, dyshja kanë ruajtur raport miqësor e për më tepër edhe familjet e tyre shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.
Së fundmi, Dua ka ardhur në vendin tonë dhe gjejeni kë ka takuar? Pikërisht Ledrin dhe vogëlushen Poem Blu.

Vetë reperi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë të ëmbël, ku shihet me të bijën dhe Duan.

Duke qenë se Dua është ish e dashura e Ledrit, lind natyrshëm pyetja: Po Sara?

Epo ajo nuk e ka aspak problem, përkundrazi. Partnerja bukuroshe e Ledrit ka publikuar në rrjete sociale një tjetër foto, duke treguar se është takuar edhe ajo me Duan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *