• |
ide | kryesore

Aksident në Kroaci/ Autobusi nga Kosova del nga rruga, 10 persona të vdekur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Slavonski Brod”, në Kroaci. Siç raportojnë mediat kroate, 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 persona janë transportuar në spital.

Sipas gazetës kroate Jutarnji, autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.

Për shkak të aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *