• |
ide | kryesore

David Beckham në telashe me policinë italiane

-Instant, Paparazzi, Slider



Teksa ndodhet me pushime në Mesdhe, David Beckham është ndeshur me një problem të vogël. Fëmijët e mitur të ish-futbollistit, Cruz dhe Harper, përkatësisht 16 dhe 10 vjeç teksa udhëtonin me ski në Amalfi, u vunë re nga Guardia di Finanza.

Edhe pse ata të dy kishin mbrojtje sigurie, ata nuk po respektonin legjislacionin italian i cili parashikon që ato mjete duhet të drejtohen nga të rriturit dhe me licencë detare.

Bregu i Amalfit këtë periudhë është shumë i mbushur me njerëz dhe në fakt Crus dhe Haper nuk u kaluan pa u vënë re. Sipas prestigjiozes, “The Sun”, nisur nga kjo Guardia di Financia mbërriti në jahtin e David Beckham dhe djemtë u tërhoqën menjëherë në bord dhe filluan “negociatat”.
Ishte një diskutim i përzemërt, i cili me sa duket shërbeu për të shmangur një ndëshkim të pakëndshëm për familjen Beckham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *