• |
ide | kryesore

“Duhet ta bindja të mos dilte për darkë”: ish-fizoterapisti tregon mënyrat e Sneijder për të dalë me miqtë

-Instant, Sport



Si fizioterapist, Andre van Alphen ka ndjekur shumë emra të mëdhenj të futbollit gjatë gjithë karrierës së tij. Ai punoi për Tottenham por gjithashtu kishte në patronazh lojtarë si Wesley Sneijder, Frenkie de Jong apo Burak Yilmaz. Për ish-mesfushorin e zikaltërve, van Alphen tregoi disa histori të këndshme: “Wesley është një djalë shumë besnik dhe ai gjithmonë vinte tek unë kur kishte probleme”, tha fizioterapisti për Voetbal International.

“Dëshira e tij për t’u kthyer në formë ishte aq e pabesueshme. Kur ndonjëherë punoja me të në periudha të tjera, nganjëherë duhej ta bindja që të mos dilte për darkë mbrëmjeve, për shembull. Pastaj nganjëherë ai ishte si një fëmijë dhe vazhdonte të rezervonte fshehurazi një restorant. Ose papritmas miqtë shfaqeshin në derë dhe ai vepronte sikur të mos e kishte idenë se nga po vinin kaq papritur “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *