• |
ide | kryesore

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer.


Deklaroi se ardhja e vaksinave u bë e mundur falë Bashkimit Europian dhe se deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.


Kryeminsitri Rama në Facebook:

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu