• |
ide | kryesore

Kurbin/ 31-vjeçari braktis makinën në rrugë dhe kërcënon me armë policët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme, dy shtetasit Fation dhe Klodian Lika vëllezër me njëri-tjetrin, janë shoqëruar nga policia në aksin dytësor të rrugës Kurbin-Milot.

Blutë bëjnë me dije se i kanë bërë thirrje makinës me targa AA 250 XM, që drejtohej nga Fation Lika që të ndalojë.

Ky i fundit ka dalë nga makina duke ikur me shpejtësi, ndërsa në ecje e sipër ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë rrugore.

Blutë kanë bërë të mundur shoqërimin e tij dhe të vëllait Klodian Lika. Aktualisht po kryhen hetimet në lidhje me këtë rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *