• |
ide | kryesore

Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, 15 mbeten në spital (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qytetarët e Kosovës, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e së dielës (25 Korrik) janë nisur nga Kroacia drejt Kosovës.

Ndërkohë mediat e Kosovës, kanë publikuar edhe momentin kur pasagjerët që i shpëtuan aksidentit tragjik që mori jetën e 10 personave, janë nisur për në atdheun e tyre.

Mësohet se në Kosovë do të vijnë 26 persona pasi kanë dalë nga spitali dhe gjendja shëndetësore e tyre është mirë.

Ndërkohë mësohet se 15 prej pasagjerëve, janë ende në spital, ku po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësorë.

Ata do të kthehen në Kosovë, kur gjendja e tyre të përmirësohet.

Po sot gjithashtu pritet që të kthehen në Kosovë, trupat e pajetë të viktimave që humbën jetën nga aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *