• |
ide | kryesore

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet në Durrës 30-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit

Një person është proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar 30-vjeçarin O.K., pasi kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit.


Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij u sekuestruan 1 laptop dhe 1 kompjuter.

Një tjetër person është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi” pa leje drejtimi. Në pranga ka rënë 18-vjeçari E.H., banues në Durrës.

Gjithashtu 43-vjeçari A.V., banues në Ishëm është proceduar penalisht pasi është kapur duke transportuar me automjet lëndë drusore.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna nga strukturat e DVP Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shijak/ Kishte përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Shërbimet e Komisariat të Policisë Shijak, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin O. K., 30 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij është konstatuar se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop dhe 1 kompjuter.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjet, 2 m3 lëndë drusore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu