• |
ide | kryesore

Boiken Abazi ironizon takimin e Ramës me Vuçiç dhe Zaev: Nga 108 vite të Konferencës së Londrës te marrëveshjet e “Jugosllavisë së Re”

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me Forumin Ekonomik mbajtur në Maqedoninë e Veriut dhe memorandumeve të nënshkaura mes Kryeministrave Rama e Zaev dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç.


Abazi shkruan se Forumi Ekonomik përkon me 108 vjetorin e Konferencës së Londrës, ku ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, ndërsa sot vijon ai, Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e “Zonës së Novi Sadit”


“Në Konferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, duke lënë jashtë kufijve mbi 40% të popullit shqiptar, nën trysninë e Serbisë dhe Greqisë. Vendimet e asaj konference krijuan një padrejtësi historike që populli shqiptar e vuan sot e këdaj dite.

Sot, 108 vite më vonë, më 29 korrik 2021, pa presionin e ambasadorëve, KM Edi Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e “Zonës së Novi Sadit” (Mini-Shengenit që po i ndryshojnë emrin, por jo përmbajtjen).

 

 

Nënshkrimet e Edi Ramës sot do të mbeten gjithashtu në histori. Ato janë nënshkrime të një kryeministri kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. Me këto marrëveshje Rama e vendos ekonomikisht Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë, duke e varfëruar më tej vendin. Me këto marrëveshje Rama tenton të sabotojë përpjekjen për ta vendosur Serbinë para drejtësisë për krimet dhe gjenocidet që ka kryer ndaj kombit shqiptar, duke i pastruar imazhin ndërkombëtarisht dhe duke ia normalizuar politikat agresive një Serbie që nuk kërkoi kurrë falje. Me këto nënshkrime Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit.

Nuk e dimë kush ia ka propozuar Ramës datën 29 korrik për këto marrëveshje, por datë më domethënëse nuk mund të gjente!” -shkruan Abazi.

6 Comments

  1. Nderkohe po qarkullonte nje video dje, ku pak minuta para se te ndodhte aksidenti tragjik ne Kroaci(ku vdiqen 10 shqiptare), viktimat dhe disa te mbijetuar te tjere,po kendonin kenge per Shqiperine. U linden, u rriten dhe vdiqen me keto kenge dhe keto enderra. Kryeministi kroat pervec se i ndihmoi te mbijetuarit,me cdo gje te mundshme, anulloi te gjithe aktivitete politike ne Kroaci, nderkohe qe Rama intensifikoi aktivitetet e perbashketa antishqiptare me Vucicin dhe ate FYROMISTIn e vogel. I bej thirrje socialisteve ta rrezojne Ramen. E votuat edhe pse e dinit qe do bente Minishengen,,keshtu qe Ia keni borxh Shqiperise ,Kosoves,shqiptarise, bile edhe shqiptareve te Maqedonise te cilet nuk mund t’i thone asgje Zaevit supse u thote “po ua fut kryeministri i kombit juaj, pse mos tja fus une.Ka plot socialiste patriote, qe nga Majko(megjithese na ka zhgenjyer pak me heshtjen e tij), Arta Dade, Dritan Teli etj. Rrezojeni tradhtarin se askush nga ne spo e sulmon Ramen si kryetar i nje partie, por si nje tradhtar,ashtu sic e sulmuam dikur Thacin (tradhetarin nr 1).Rrezojeni se do jete vone.Edhe shtatorin nuk meriton ta arrije. 500 000 shqiptare u larguan nen pushtetit e tij, percau Shqiperine dhe Kosoven, e rehabilitoi kriminelin Vucic, po i sjell serbet(do u jap toke dhe port), doli kunder amerikaneve disa here, kunder gjermaneve, BE, U kthye nga Lindja. Cfare i lakmoni me?

  2. Marreveshjet anti-Kosove anti-Shqiptare me Serbine e Vuçiçit,

    Timonieri kerkon t’ua hedhe Shqiptareve duke veshur 1 bluze te kuqe.

  3. . Pas 17 majit 2017, njerzit e afert te Bashes moren demshperblim 15 milione euro per nje kulle te shembur nga qeveria Rama ne Ujin e Ftohte ne Vlore. Pas 25 prillit 2021, ne media qarkullojne lajme per pjesemarrjen e nje firme te kunatit te Bashes ne skemen 2 miliard euro te ndertimit te portit turistik te Durresit. Nderkohe, qarkullojne edhe zera ne hollet e hoteleve per interesa te kryqezuara me “oligarke” te te dyja kraheve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu