• |
ide | kryesore

Aksident në Rrugën e Kombit/ Parakalimi i gabuar përplas tre makina në Rrëshen

Arkiva



Një 80-vjeçar,  identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit si pasojë e një aksidenti. Në aksident janë përfshirë tre makina. Aksidenti u regjistrua në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Skuraj. Shkak ka qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave, çka ka bërë që makina tjetër të ndalonte, ndërsa dy të tjerat që ishin pas ta godisnin.

80-vjeçari është dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *