• |
ide | kryesore

Lukashenko kërkoi rëmbimin/ Ç’po ndodh në Tokio me atleten Bielloruse

-Instant, F1, Sport



Tentativa për rëmbimin e  atletes bjelloruse Kristina Tsimanouskaja me porosi të diktatorit Aleksander Lukashenko, duket se po përfundom me happy end. Ajo ka kwrkuar strehim politik në Tokio ndërsa bashkëshorti i saj ka arritur të arratiset nga Minsku.

Atletja u dërgua dje në aeroportin e Tokios nga dy pjesëtarë të Komitetit Olimpik Bjellorus, pasi kishte ardhur urdhri për ta hipur në avion duke e kthyer në Bjellorusi pa dëshirën e saj. Por sportistja bëri rezistencë dhe duke shfrytëzuar forcën e rrjeteve sociale, ia doli të lajmëronte organizatorët dhe të shpëtonte nga një fat që padyshim do të ishte i errët.

Policia japoneze arrit ta bllokonte udhëtimin e saj dhe ajo është aktualisht nën mbikëqyrjen e vendit organizator, teksa ka deklaruar se nuk do të kthehet më në Bjellorusi.

Tsimanouskaja duhej të garonte të hënën në 200 metra si dhe në stafetën 4×400 metra të enjten. Por Komiteti Olimpik Bjellorus i komunikoi që të bëhet gati për kthimin në shtëpi. 24-vjeçarja ishte ankuar në rrjetet sociale se po detyrohej të garonte në disiplina për të cilat nuk ishte stërvitur, pasi shumë atletë bjellorusë nuk kalonin kontrollin antidoping.

Komiteti Olimpik deklaroi se doktorët e kishin vendosur kthimin e saj në shtëpi për shkak të “gjendjes psikologjike”. Shpesh, kritikat ndaj Lukashenkos dhe regjimit të tij cilësohen si “çrregullime mendore” në Bjellorusi dhe fatkeqët që guxojnë të flasin përfundojnë pas hekurave. Për fatin e mirë të Tsimanouskaja, e ardhmja e saj nuk do të jetë ashtu

Sipas ‘’Sky News’’, burri i saj Arseni Zdavenish u arratis menjëherë drejt Ukrainës për të shpëtuar, ndërsa vetë sportistja bjelloruse është parë në dyert e ambasadës polake në Japoni për të kërkuar azil. Skandali solli reagime të mëdha një ndër to dhe nga Gjermania e cila kritikoi ashpër Bjellorusinë për masat e ashpra të marra ndaj sportistet.

Tsimanouskaja doli kundër qeverisë pasi sipas saj e kishin detyruar të merrte pjesë në gara që nuk ishte stërvitur, dhe për këtë përfaqësues të komitetit olimpik bjellorus e kishin shoqëruar drejt aeroportit për ta nisur në Bjellorusi ku me shumë mundësi do ta priste burgu, por tani atletja ka fituar azil dhe pritet të strehohet në Poloni.



2 Comments

  1. Muhabet bythqirash LGTB qenka merakosur Gjermania e kurves kanibalë Merkel kur vetë i mbyll me zor njerëzit në shtëpi dhe I mbyt me maska dhe në dru se dalin të protestojnë kundër vaksinave vdekjeprurëse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *