• |
ide | kryesore

Nëntë vatra zjarri aktive në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – Qendrat Operative Emergjente 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.


Situata është relativisht e stabilizuar falë angazhimit 24/7 nga njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, kapacitetit dhe përkrahjes nga FSK, PK, KFOR nga ajri, rojeve të pyjeve dhe parqeve nacionale, vullnetarëve dhe sektorit privat në më shumë se 473 vatra zjarri në gjithë territorin e vendit në 7 ditët e kaluara , dhe me mbi 600 intervenime në zjarre të intensitetit dhe përmasave të ndryshme fushore dhe malore.
Aktualisht janë 9 vatra aktive ku përveç zonës së bjeshkëve të Rugovës, rrezik paraqitet edhe për komunën e Suharekës dhe Prizrenit me vatra të reja zjarri, thuhet në komunikatë.
Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz ende mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 29 korrik 2021 në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupeq, ku intervenimet janë duke vazhduar pa ndërprerë nga i gjithë kapaciteti vendor, por rrethanat e motit dhe terreni rëndë i pa përshtatshëm ka vështirësuar dhe jo rrallë herë ka pamundësuar reagimin nga toka.
Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme ka kërkuar përkrahje nga ajri prej KFOR-it dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi janë vënë në dispozicion për mbështetje nga ajri dy helikopterë për reagim me mundësi edhe për të tretin. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për momentin është e rënduar shkaku i erërave të forta të cilat pamundësojnë ndërhyrjen me kapacitete nga toka.
Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve, por fatmirësisht jo me rrezik për jetë.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Kosovës për kujdes të shtuar në periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve, dhe të raportojnë zjarret në numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu