• |
ide | kryesore

Helikopterë me qira për zjarret/ Pse i mbeti Ramës veç një Cougar i fundit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për shuarjen e zjarreve këto ditë në Karaburun po përdoren 3 helikopterë. Dy u morën me qira në momentet e fundit nga ministria e Niko Peleshit nga një kompani private. Ishte zgjidhja emergjente një një situate të dëshpëruar, kur zjarrëfikëset e propagandës nuk i përballonin dot më flakët e Karaburunit.

Një tjetër është një Cougar që i përket Forcave Ajrore. Vetëm një. Kur nuk detyrohet të transportojë kryeministrin Edi Rama, përdoret për të hedhur ujë mbi flakët që djegin pyje dhe shtëpi në fshatrat e Vlorës.

Por shteti shqiptar në vitin 2009, kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha pagoi 78.6 milion euro për blerjen e 5 helikopterëve Cougar. Pse Edi Ramës i ka mbetur vetëm një?

Lapsi.al kontaktoi me një specialist të fushës, një ushtarak që nuk pranoi të identifikohej, por që punon pranë Forcave Ajrore dhe ka ndjekur ecurinë e procedurave dhe përdorimin apo mirëmbajtjen e helikopterëve Cougar, që kur u blenë dhe deri më sot.

Në vitin 2009 qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha nënshkroi një kontrantë me kompaninë franceze “Eurocopter” për blerjen e 5 helikopterëve Cougar me vlerë 78.6 milion euro. Njëri prej helikopterëve, ishte në konfigurimin VIP, tregon ai. Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 2014, qeveria e drejtuar nga Edi Rama e ndryshoi kontratën me francezët e “Eurocopter”. Në vend të helikopterit VIP u morën dy helikopterë për emergjenca.

Me këtë ndryshim Shqipëria bëhej me 4 helikopterë Cougar AS 532 AL të parashikuar që në fillim në kontratë dhe me 2 helikopterë EC 145, të cilët zëvëndësuan helikopterin Cougar AS 532AL, në konfigurimin VIP.

Helikopterët EC 145 (foto me lart) në konfigurimin SAR janë të përdorshëm kryesisht në misione humanitare dhe ato të kërkim-shpëtimit në situata emergjencash apo fatkeqësish natyrore. Për fat të keq, njëri prej këtyre helikopterëve u rrëzua në Liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën edhe dy pilotët në prill të vitit 2016.

Ushtrisë Shqiptare i mbeten 5 helikopterë Cougar në total.

Helikopterëve të Forcës Ajrore shqiptare tradicionalisht u janë kryer shërbimet nga kompania “Helikopter Italia” e cila ka autorizim nga kompania prodhuese Eurocopter në Francë. “Serviset e helikopterëve bëheshin në Rinas. Kompania italiane sillte teknikët dhe mjetet e saj në aeroportin tonë ku bëhej diagnostifikimi në vend” u shpreh burimi i Lapsi.al.

Por në vitin 2019, ish Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ia hoqi kontratën e mirëmbajtjes Eurocopter Italia dhe ia kaloi një kompanie franceze të quajtur Airtelis. Kompania Artelis nuk është e specializuar për mirëmbajte dhe servis helikopterësh ushtarakë. Kjo kompani është kompania që fluturon helikopterët për llogari të kompanisë franceze të mirëmbajtjes së rrjetit të tensionit të lartë në Francë. Airtelis ka edhe nje ofiçinë modeste për mirëmbajtjen e helikopterëve të saj relativisht të vegjël.

“Në këtë situatë, përveçse Shqiperia shkeli kriteret e sigurisë së NATO-s, duke çuar helikopterët ushtarakë që operojnë me sistemet e integruara të sigurisë së NATO-s në një kompani të paautorizuar dhe të paspecializuar, ka rritur kostot e shërbimit. Specialistët francezë nuk vinin në Shqipëri, si ato italianë. Ishin helikopterët Cougar që transportoheshin me kamiona nga Shqipëria në Francë” tha për Lapsi.al burimi nga Forcat Ajrore.

Në kontratën me Airtelis nuk ishin parashikuar defektet gjatë rrugës. Për ironi, në korrik të vitit 2020, ndërsa kthehej nga Franca ku kishte shkuar për remont, një nga dy helikopterët tanë pësoi avari në motorr dhe kreu ulje të detyruar në Itali.

Helikopteri Cougar qe beri ulje te detyruar ne nje fushe te qytezes Poppi ne Itali

Prej 1 viti helikopteri ka mbetur në Arezzo të Italisë. Në fillim bëri ulje të detyruar në qytezën e Poppi-t pranë Arezzo-s. “Kostot janë rritur. Helikopteri që kushton 17 milion euro ka ngelur pa shërbime tashmë prej kohësh, nuk është diagnostikuar ende problemi në motorr, dhe çdo muaj shteti shqiptar dërgon nga 2 ushtarakë për të parë gjendjen e tij në Itali” ka treguar ushtaraku i FA.

Askush nuk mban përgjegjësi për këtë skandal shtetëror që ka cënuar sigurinë kombëtare dhe kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura. Në kontratën me Artelis ishin parashikuar që të shkonin 4 helikopterë Cougar. U kthye vetëm një, sepse tjetri ka mbetur në Itali, ndërsa dy helikopterët e tjerë mbetën në Shqipëri dhe nuk e morën shërbimin, pas avarisë që pësoi Cougar.

Lexo edhe: FOTO/ Pëson avari helikopteri shqiptar, ulet në fushën me bar në Itali

Lexo edhe: Misteret që rrethojnë rrëzimin e helikopterit më të ri të Forcave të Armatosura (foto)

Lexo edhe: Hetimet për rrëzimin e helikopterit, shkarkohet shefi i Sigurisë në Farkë

Prej shumë kohësh tashmë këto dy helikopterë për të cilët nuk u krye remont, nuk ngrihen në fluturim. Shuma e parave që nevojitet për remont është shumë e madhe, për shkak se helikopterët nuk janë përdorur për shumë kohë.
I vetmi që fluturon është Cougar që u kthye pas shërbimeve nga Airtelis në korrik të vitit 2020.

Këtë përdori edhe kryeministri Rama për të fluturuar nga Himara në Vermosh dhe në kthim, pak ditë më parë. Specialisti i FA që pranoi të flasë për Lapsi.al tha se, edhe ky mjet i fundit fluturues që ka mbetur, është përdorur aq shumë, saqë gjasat janë që i ka kaluar orët e punës dhe i ka ardhur koha për remont./Lapsi.al



30 Comments

  1. Do ishte mire qe qeverria e psikopateve amatore e zhvates ndonje nga keta pleqte matufe e te na tregoje helokopteret e “mrekullueshem” kinez..

    1. a ka burra shqiperia ?
      – bertiste elton ilirjani me bythen zbuluar

      shtet do bejme shte bertet rama qe nga 2013 , shteti bythzbuluar por rama xhepat plot, dhe shqiptaret hane barin e kimetes

      rrace e shkerdhyer

  2. Kur je piktor dhe i pa afte, i rrethuar me te tjere te pa afte, do ti dhjesesh leket e popullit!! Edh ekur nuk i vjedh!!

  3. O gazetar, po cojeni nje “investigim” deri ne fund dreqi ta haj.
    Thojeni dhe qe pjesen me te madhe te kostos se nje helikopteri e zene motorret…

  4. E kam mallkuar me shpirt mos e zent 6muait per mekatet qe po ben cdo dit per reklamat finte dhe per denimin e personave per lirin e fjales.

  5. Pra njerin e prishi Mrika 9ish dashnorja e Rames ne rini) qe transportonte gure per kullen dhe ne kthim hashash, tjetrin e prishi ish dashnorja e Rames tjeter (vellait te sulltanit) dhe njekohesisht mbesa e Pellimbit te partise, dhe 3 i prishi vete sulltani ne menyre qe vetem ai te kete helikopter se vetem nje sulltan mund te kete. Te gjitha me parate e popullit. Po A-SPAK-u cfare ben?

  6. Nje LiderSuprem kemi dhe rrjedhimisht nje Helikopter na duhet, te tjeret i ka blere Saliu per te shperdoruar taksat tone,
    Nuk e kuptoj pse nuk e leni qeverine te punoje dhe te na ndricoje jetet tona me punet artsitike globale te bohemit tone qe u rropat per ne.

    Madje Lideri mori Helikopterin e vetem per te monitoruar nga lart zjarret dhe per te udhezuar trupat ne luften e paepur ndaj armikut te dukshem dhe qe te djeg…

  7. Po te ishte burre ky mjekerbardhi me tuta kawasaki, i kerkon Kimetes nje flote helikopteresh Bell prej 20-30 copesh. Ose nje 15-teshe Black Hawk pa reketa. Se nuk dime ti mbajme, do i kujtojme se jane bomba O2 kunder Covid19 dhe mjer pacioentet.

    Perandoria Amerikane i perdor keto Bell-et per kioska fast-food-i. Me keto, ndihmojme gjithe Ballkanin kur te digjet. Behemi te vlefshem.

    Po te na doje U.S, e ben. Nuk na le me mushqeta sic jemi katandisur. Qe mos merremi me keta shkerdhatat franceze. Se e kane me te futme. Historikisht kjo!

  8. O AS ora 14:45 nuk ka nevoje per investigim qe te kuptosh qe motorri kushton me shume te helikopteri. E njejta gje vlen edhe per makinen dhe aeroplanin, motorri u kushton me shume. Narkomani me citjane ben 20 milion euro 1 km rruge dhe nuk ka leke.

  9. Shtet i shthurur . Pergjegjesi zero . Ndergjegjesim zero .Pergjegjshmeri zero . Ndeshkueshmeri zero .
    Babezia ne maksimum. Njerez qe e kane mendjen si e si te vjedhin me çfaredolloj menyre te mundeshme .

  10. Shtet qe menaxhohet nga derra injorante.
    Po ky kontrolli i shtetit a ben ndonje kontroll ne kete bordell ministri ????
    Po vet ministria a ka auditim, ku punojne njerez qe pagohen nga taksat e shqiptareve ????
    Te marri menjehere prokuroria kete ceshtje

  11. në rastin e armatimeve e municioneve të ushtrisë në punishten e Gërdecit, por dhe përmes “vjeljes” së gjobave për çdo biznes vendas dhe të huaj që ka menduar të investojë në Shqipëri.

    Rasti i pakistanezit ku Argita Berisha Malltezi i kërkoi 3 përqindshin e famshëm për të lobuar tek i ati kryeministër, i barabartë me 3 milionë euro, është i deklaruar publikisht. Apo dhe bizneset e djalit Shkelzen e dhëndërrit Jamarbër Malltezi, që nga boronicat e deri tek pallatet në Tiranë dhe tokat në bregdet!Shpellkare hani mut salih të vaksinuar

    1. Te kane qire robt SHPELLKARET o i papillmotre e vajze i ores 21:44.
      T’ teme e kane rezerve,pas perdorimit te preservativit.

  12. Dhe është vendosur vetë në ballë të kësaj lufte. Blinken-in e ka paditur në Paris, Biden-in, ia ka lënë ta shkatërrojë Çim Peka, shtypin amerikan ia ka lënë Shkëlzenit, Sorosin e ka demaskuar vetë, Marrëveshjen e Uashingtonit me Kosoven, ja ka lënë ta demaskojë Albin Kurti, e kështu me radhë.

    E mira e kësaj strategjie është se Berisha nuk ka kohë të humbasë, pasi kjo luftë me mullinjtë e erës mund të zgjasë gjithë jetën e tij fizike sa të jetë gjallë, dhe në fund njerëzit të thonë: “luftoi i shkreti, por s’ia doli dot se vdiq nga mosha

  13. GREG KRISTAQ RAMA TALLET KEQ ME ZAGARET E TREDHUR NGA KOQET YMER GELBAZA KELLIREN DHE FRROK CUPIN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH DRITAN HALE’s DHE FRROK CUPIT

  14. Edhe ata mbeshtetesit te PS qe hane m*t kot dhe kerkojme denimin e Mediut, mos harrojne se Diverolit Rama I kishte dhene tendera si ortak perkundrejt 20% qe ky i fundit i jepte kryeministrit. Keshtu qe…

    1. Kjo nuk do me thene qe Mediu mos te denohet per qelbesirat qe ka bere (dhe ka bere pa fund). Nuk jam perkrahes i PS, perkundrazi

  15. Ishte vetë ish-kryeministri Berisha ai që në konferencën e pardjeshme zbuloi se ish-ambasadori Donald Lu i kishte shkuar në zyrë me një dosje, për t’i provuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha, kishte pranuar financime ruse.E keni bere lapsin o shpellkare o kasolle ku i mblodhe keta cecenet e salihut

  16. Që Shqipëria të mos ketë më pasoja nga haxhiqamilizmi dhe dumbabizmi, e djathta dhe opozita në Shqipëri, duhet ta konsiderojë qartazi Sali Berishën si komunistin e fundit të Ramiz Alisë që ka marrë peng Partinë e Parë Opozitare dhe të Djathtë në vendin tonë.

    E djathta duhet të jetë me SHBA.

    Sali Berisha është me Ramiz Alinë e duhet lënë tek e shkuara njëlloj si çdo rudiment i së shkuarës komuniste.

  17. Edua eshte me Drogen dhe Skicofrenine. Shqiperia e Edvin pordhes eshte flake kashte.Edvini eshte tradhtar i Shqiperise dhe Kosoves.

    Kete tradhtar Kosovaret nuk duhet ta harrojne kurre. Edvin Mavria eshte Serbi Shqiptar.

  18. në datën më 23.03.2012, Shaban Memia ia shiti oligarkëve Luan Leka e Dritan Çelaj me 119 lekë/m2; ndërsa pas 20 ditësh, më 16.04.2012, me urdhër të Sali Berishës e Ilir Metës, u hipotekua në emër të firmës fantazmë “Riviera Kakome”.O nona loqja e fundit e salihut qe ngordhja si Qen po i afron

  19. vetem bythqirve te PeDes ju behet qefi per zjarret ne Shqiperi dhe bejne politike me to duke shpresuar se me venien e zjarreve do rrezojne Edi Ramen Do ja merrni ne goje Edit te gjithe ju cecenet e PeDes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *